BotaLajmeRajon

“The Telegraph”: Bosi shqiptar i drogës arratiset nga burgu për herë të katërt

Taulant Toma, i njohur nga mediat italiane si “magjistari i arratisjeve”, ka ikur nga Burgu Opera në Milano në mëngjesin e së dielës. Ai përdori një file metalike, që supozohet se është vjedhur nga punëtoria e burgut, për të prerë shufrat e dritares së qelisë dhe më pas zbriti 6 metra në tokë duke përdorur çarçafë të lidhur, shkruan “The Telegraph”.

I dënuar për trafik droge, armësh, dhunë dhe grabitje të dhunshme, Taulant duhej të qëndronte pas hekurave deri në vitin 2048, por tashmë është përsëri në arrati. Kjo është arratisja e tij e katërt nga burgjet në Itali dhe Belgjikë.

Burgu Opera ka kapacitet për 900 të burgosur, por aktualisht aty ndodhen 1,338, një mbipopullim prej 153%, sipas sindikatës së gardianëve. Autoritetet e burgut fajësojnë mbipopullimin dhe mungesën e gardianëve për këtë arratisje.

Policia italiane ka nisur një ndjekje kombëtare dhe hetime për mënyrën se si Taulant arriti të largohet nga burgu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close