
Presidenti amerikan, Donald Trump pasi mori medalje gjatë ceremonisë së shortit të Kupës së Botës tha se është i nderuar, duke shtuar se ka shpëtuar miliona jetë.
Trump në fjalën e tij tha se futbolli është gjëja më e jashtëzakonshme dhe se shifrat janë përtej çdo gjëje, shkruan Klankosova.tv
Ndër tjerash, Trump falënderoi edhe familjen e tij, veçanërisht gruan.
“Jam shumë i nderuar. Kemi shpëtuar miliona e miliona jetë. Kongo është një shembull. India dhe Pakistani. Kaq shumë luftëra që kemi ndihmuar të ndalen. Jam i nderuar që jam me Giannin, ai po bën një punë të jashtëzakonshme. Futbolli është një gjë e jashtëzakonshme, shifrat janë përtej çdo gjëje që dikush mund ta kishte menduar të mundur. Faleminderit familjes sime, zonjës sime të parë të shkëlqyer Melania. Nuk kam parë kurrë një entuziazëm të tillë, ne punojmë ngushtë me Kanadanë dhe Meksikën, i falënderoj”, tha Trump pasi mori çmimin.



