LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi: Sa ishte BDI në Qeveri, thoshin “ngriteni flamurin sa më lartë”, kur hynën vet e lëshuan bajrakun

Arbër Ademi nga BDI ka reaguar pas informacionit se Mendi Qyra i ka kërkuar falje kryeministrit Hristijan Mickoskit, njofton Top24
“Para zgjedhjeve, sa kohë BDI ishte në qeveri, thoshin: “Ngriteni flamurin lart e më lart.”
Pas zgjedhjeve, kur u futën në qeveri si Rrahman Morina dikur, “e lëshuan bajrakun”. Madje gjatë fushatës nuk i lanë qytetarët ta ngrinin flamurin në zemër të Tetovës e në qytetet e tjera.
E tani, me 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, vetëm pse qytetarët e ngritën flamurin si çdo vit, ua tërhoqën veshin, që të nesërmen t’i kërkonin falje me betim se kurrë nuk do ta përsërisin “gabimin”. Por as kjo nuk mjaftoi: brenda ditës policia edhe i paditi.
Nuk di më çfarë të them! Edhe vetë Rrahman Morina do t’ua kishte zili për shkallën e servilitetit dhe vasalitetit.”, tha Ademi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close