
Nga nesër do të vendoset në funksion sistemi “Safe City”. Kohë më parë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se fillimisht do të funksionoj në Qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa në gjithë shtetin sipas Toshkovskit, pritet që të vihet në funksion deri në mesin e 2026-tës.
“Para se të nis funksionimi formal i sistemit, së paku 1 muaj para, do të fillojmë me periudhën testuese, ku do të informohen qytetarët dhe gjithë shoferët se kanë bërë shkelje të caktuar. Por, formalisht, në pajtim me hyrjen në fuqi të ligjeve që duhet të ndryshohen që të mund të implementohet ky projekt, do të nis më 1 janar 2026. Po punojmë intenzivisht si në ndryshimin e ligjeve”, ka deklaruar ministri Toshkovski
Shoferët tani do të marrin vetëm paralajmërime, pa gjobë. Sistemi do të zbatohet plotësisht nga janari.
Nga momenti i marrjes, ka një afat prej tetë ditësh për të paguar gjysmën e gjobës.
Gjobat mund të paguhen edhe elektronikisht, dhe sistemi do të njoftojë menjëherë Ministrinë e Brendshme se gjoba është paguar.



