LajmeShowbiz

Labinoti e fton në darkë Shkurtën, a janë pajtuar banorët mes vete? (VIDEO)

Sot pati disa zhvillime interesante në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 mes Labit dhe Shkurtes.

Këngëtari i tha Shkurtes se e ka kënaqësinë që ta ftojë atë në darkë për të biseduar dhe për t’i sqaruar gjërat mes tyre.

“Je një e ftuar speciale”, tha Labi, transmeton Klankosova.tv.

E Shkurta këtë ftesë të tijën e refuzoi, duke i thënë se nuk mundet të darkojë me të pasi është e degjeneruar për të.

Labi sot gjatë ditës i ka ndarë edhe ushqim Shkurtes, duke e ftuar që të hajë një pjesë të ushqimit që e ka përgatitur për vete.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdimi se si do të deklarohen banorët për relacionin që kanë mes vete. /Klankosova.tv

Related Articles

Back to top button
Close
Close