Avni Qenajt i vazhdohet paraburgimi në Serbi

Gjykata në Beograd ka vendosur t’ia vazhdojë paraburgimin ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj
Paraburgimi i Qenajt do të vazhdojë për 30 ditë, teksa vendimi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.
Smakiqi ka reaguar duke e konsideruar këtë veprim si privim të kundërligjshëm nga liria, duke e kritikuar mungesën e presionit diplomatik efektiv nga Qeveria e Kosovës.
Sipas avokatiti Smakiqi, familja e Avni Qenajt po përballet vet në mbrojtjen dhe lirimin e tij.
“Familja Qenaj, në këto dite festive kombëtare, gjendet nën ankth, ka mbetur e vetmuar, pa mbështetjen e shtetit që ka luftuar, dhe po detyrohet vet të luftojë përmes angazhimit privat me avokatët e saj të përmbushë të drejtat ligjore, lirinë e lëvizjes edhe për familjarin e saj, sikur të mos ekzistonte Qeveria e Kosovës” u shpreh ai.



