
Në “Marshin e engjëjve” të sotëm, një pjesë e prindërve thanë se e përballuan seancën e parë gjyqësore dhe se ajo ishte e vështirë dhe e dhimbshme.
Aleksandar Naunov, babai i Nadicës së ndjerë, në deklaratën e tij nga marshimi tha se kishte shpresuar që seanca e dytë do të hapte rrugën drejt drejtësisë, por ajo u shty pa asnjë konsideratë për dhimbjen e familjeve të viktimave.
“E përcollëm me zhgënjim të thellë. Deri kur do të shtyhet drejtësia dhe e vërteta? Deri kur do të shtyhen jetët dhe zemrat tona? Dolëm nga gjykata me shpirt të rënduar. Pikërisht atëherë pamë edhe një padrejtësi tjetër. Në të njëjtin parking, pa asnjë organizim apo kordon, ne prindërit na vendosën krah për krah me të akuzuarit – të vendosur pranë njëri-tjetrit, fytyrë më fytyrë, sikur të ishim palë të barabarta në një proces administrativ. Për ne kjo ishte poshtërim”, tha Naunov.



