Pamje spektakolare me dron vijnë nga Vlora në këtë 28 Nëntor, aty ku zemra e Pavarësisë rreh më fort se kudo. Bulevardi “Ismail Qemali”, Sheshi i Flamurit dhe gjithë qyteti janë mbushur me ngjyrat kuqezi, ndërsa flamuj gjigandë valëviten krenarë në çdo cep.