
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ilir Shaqiri, ka publikuar sot këngën e tij më të re kushtuar Ditës së Flamurit dhe 28 Nëntorit. Projekti muzikor, i shoqëruar me videoklip, vjen si një homazh për simbolin kombëtar dhe sakrificat e brezave që ruajtën identitetin shqiptar.
Kënga përmban motive të theksuara patriotike, ndërsa Shaqiri shfaqet në klip përkrah simboleve kuqezi dhe pamjeve historike që lidhen me rrugëtimin e popullit shqiptar drejt lirisë. Sipas artistit, projekti është një dedikim për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe një thirrje për unitet në këtë ditë të rëndësishme.
Publikimi i këngës ka marrë reagime të menjëhershme pozitive nga publiku, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, veçanërisht për emocionin dhe mesazhin që përcjell.



