BotaLajme

Telashe për Zelensky-n, agjentët anti-korrupsion kontrollojnë banesën e këshilltarit të tij kryesor

Agjencitë anti-korrupsion të Ukrainës kanë kontrolluar banesën e Andriy Yermak, këshilltarit kryesor të presidentit Volodymyr Zelensky. Një nga këto agjenci, Byroja Anti-Korrupsion Nabu, konfirmoi se kontrollet janë autorizuar dhe tha se detaje të tjera do të jepen më vonë.

Skandali i korrupsionit ka përfshirë disa figura të afërta me Zelensky-n, megjithatë as presidenti dhe as Yermak nuk janë akuzuar për ndonjë shkelje. Yermak, i cili ka luajtur një rol kyç në përgjigjen e Ukrainës ndaj luftës së plotë me Rusinë dhe është negociatori kryesor i Kievit në bisedimet e paqes me SHBA-të, ka thënë se po bashkëpunon plotësisht me hetimet.

“Nga ana ime ka bashkëpunim të plotë”, deklaroi Yermak, duke shtuar se avokatët e tij ndodhen në vendngjarje gjatë kontrollit të banesës

Related Articles

Back to top button
Close
Close