
Oner Jakupovski, i cili të martën u emërua nga Qeveria si “i besuar”, mori detyrën sot pasdite, duke filluar zyrtarisht të përmbushë detyrimet e tij dhe të menaxhojë komunën e Mavrovës dhe Rostushës.
Sipas informacionit nga shërbimi për informim, Jakupovski njoftoi se mandati i tij deri në zgjedhjen e kryetarit të komunës do t’i kushtohet rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës së vetëqeverisjes lokale.
Ai theksoi se qëllimi kryesor i aktiviteteve është forcimi i kapaciteteve komunale – burimeve administrative, teknike dhe njerëzore – në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime më të shpejta, më transparente dhe me cilësi më të lartë.



