LajmeRajon

Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Nëntori muaj i shenjtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë sot në Prekaz, një ditë para Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe daljes publike të UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se nëntori është muaj i shenjtë për të gjithë shqiptarët, shkruan lajmi.net.

“Sot, më shumë se kurrë, vizita jonë ka edhe një mesazh zotimi dhe betimi që ne jemi vazhdimësia e të qenurit garant dhe mbrojtës të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ne, bashkë me partnerët tanë, e kemi fituar luftën dhe bashkë me ta do ta bëjmë Kosovën euroatlantike dhe të zhvilluar! Lavdi heronjve dhe dëshmorëve! Zoti e Bekofte Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

Related Articles

Back to top button
Close
Close