LajmeMaqedoniTopLajm

4 vjet nga tragjedia e autobusit “Besa Trans”! Lënda ka filluar nga e para në Gjykatën Penale

Sot u bënë 4 vjet nga aksidenti tragjik i autobusit “Besa Trans” në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe 7 të tjerë u plagosën. Autoritetet bullgare theksuan se shkaku kryesor ishte shoferi që voziti me shpejtësi të madhe. Në korrik 2025 rifilloi gjykimi pasi Gjykata e Apelit anuloi vendimin e shkallës së parë që kishte dënuar pronarin Bekim Haxhiu me 20 muaj burg. Lënda ka filluar nga e para në Gjykatën Penale, ku në bankën e të akuzuarve është ulur sërish Haxhiu dhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”. Aktakuza tregon se Haxhiu përdori një certifikatë licence të falsifikuar për qarkullim ndërkombëtar, duke larguar autobusin nga vendi 20 herë në vitin 2021 para aksidentit fatal.

Related Articles

Back to top button
Close
Close