
Rajoni i Kumanovës
Në territorin e Komunës së Kumanovës, Komunës së Staro Nagoriçanit, Komunës së Rankovcës dhe Komunës së Likovës nuk ka dalje të lumenjve nga shtrati.
Niveli i lumit Pçinja është në rënie dhe nuk paraqet rrezik për dalje.
Gjatë ditës, ekipi i “Makedonija Pat” ka ndërhyrë në largimin e rrëshqitjeve të gurëve te vendi i quajtur Çatal dhe largimin e materialit ndërtimor nga një korsi e rrugës në fshatin Shlegovë, në drejtimin Stracin–Probishtip.
Në territorin e Komunës së Kratovës nuk ka reshje të dendura shiu. Niveli i ujit të lumenjve Kratovska dhe Kriva është i rritur.
Rajoni i Ohrit
Pas reshjeve të dendura të ditëve të kaluara, ka pasur depërtim të ujit në disa shtëpi, në bodrume dhe oborre, ku është ndërhyrë nga ndërmarrja publike “Niskogradba” dhe ndërmarrjet e tjera të komunës. Shtabi i krizës i Komunës së Ohrit me ekskavator gjatë ditës ka pastruar shtratin e bllokuar të lumenjve më të vegjël dhe kanaleve në komunë. Bodrume, oborre dhe kopshtet janë përmbytur në rrugët: “Zhelezniçka”, “Arif Mustafa”, “Axhhi Mustafa”, “Leskajca”, “Dolno Lakoçerej”, si edhe në pjesë të tjera të qytetit në përmasa më të vogla.
Aktualisht kanë filluar reshje të reja shiu, por me intensitet të ulët dhe nuk ka probleme të raportuara shtesë.
Rajoni i Manastirit
Në rajonin e Manastirit nuk ka reshje të reja. Lumenjtë janë kthyer në shtratin e tyre dhe niveli i ujit është në rënie.
Në territorin e Komunës së Resnjës, si pasojë e reshjeve të dendura, nuk ka më dalje të lumenjve dhe niveli i ujit është dukshëm i ulët dhe vazhdon të bjerë.
Në Komunën e Demir Hisarit gjithashtu nuk ka më dalje të lumenjve; niveli i ujit është dukshëm i ulët. Është raportuar një rrëshqitje dheu në drejtimin R-1305 Manastir–Kërçovë, pranë fshatit Zheleznac. Janë njoftuar MPB – SP Demir Hisar dhe “Makedonija Pat”. Në pastrim po ndërhyn “Makedonija Pat”.
Rajoni i Shkupit
Në QRMK Shkup nuk janë pranuar raportime për çrregullime të gjendjes së rregullt në qytetin e Shkupit dhe rrethinën si pasojë e reshjeve.
Rajoni i Strumicës
Për shkak të reshjeve të dendura, nivelet e lumenjve janë të rritura, por nuk janë vërejtur dalje nga shtrati. Gjendja është e qetë.
Rajoni i Shtipit
Në territorin e Shtipit nuk ka raportime për çrregullime të gjendjes si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Rajoni i Velesit
Në territorin e QRMK Veles, QRMK Negotinë, QRMK Kavadarit dhe QRMK Sveti Nikole nuk ka çrregullime të gjendjes së rregullt dhe nuk ka dalje të lumenjve.
Rajoni i Tetovës
Në rajonin veriperëndimor, të mbuluar nga QRMK Tetovë dhe QRMK Gostivar, gjendja është stabile. Është paraqitur një rrëshqitje dheu në rrugën Mavrovë – Dibër, dhe nga Ndërmarrja Publike “Makedonija Pat” është dërguar ekip për pastrimin e rrëshqitjes.



