LajmeMaqedoniTopLajm

QMK: Gjendja stabile e nivelit të lumenjve pas të reshurave të mëdha, po pastrohen urat

 Qendra për menaxhim me kriza informoi se sipas raporteve nga të gjitha Qendrat rajonale për menaxhim të krizave (QRMK), gjendja e nivelit të lumenjve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është stabile.

Në Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçane nuk ka përmbytje. Lumi Pçinja ka ulur nivelin e ujit. Në Kriva Pallankë, Rankovc dhe Kratovë nuk ka shtëpi të përmbytura. Nivelin e ujit në lumenjtë Krivovska dhe Kriva është rritur, por mbetet nën kontroll.

Në Ohër janë regjistruar bodrumet dhe oborret e përmbytura në shkallë të vogël, por pas ndërprerjes së reshjeve gjendja po qetësohet. Ekipet punojnë për pastrimin e kanaleve dhe shtratit të lumenjve. Në Manastir dhe Resnje nuk ka përmbytje të reja; lumenjtë janë në shtratin e tyre dhe ekipet në terren vazhdojnë pastrimin e urave dhe pengesave.

Në Shkup, Strumicë, Shtip, Veles, Tetovë dhe rajonin veriperëndimor, gjendja është stabile, pa përmbytje, dhe rrëshqitjet e vogla janë larguar nga shërbimet kompetente.

Ndërmarrjet publike dhe ekipet lokale vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në pikat kritike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close