
Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski përmes një postimi ka uruar ditën e alfabetit të gjuhës shqipe duke shënuar se kjo ditë është Një ditë që mbart simbolikë të fortë historike dhe kulturore. Kjo ditë është e rëndësishme edhe për vendin tonë, shkruan Top24
Sot jemi mbledhur për të shënuar Ditën e Alfabetit të gjuhës Shqipe.
Një ditë që mbart simbolikë të fortë historike dhe kulturore. Kjo ditë është e rëndësishme edhe për vendin tonë.
Maqedonia është shtëpia e diversiteteve që nuk na ndajnë, por përkundrazi e pasurojnë historinë tonë të përbashkët kombëtare. Komuniteti shqiptar me kulturën, gjuhën, traditat dhe vlerat e tij është një pjesë thelbësore e vendit tonë.
Sot, kur festojmë Ditën e Alfabetit Shqip, i bëjmë homazh përpjekjeve të brezave që luftuan për arsim, shkrim-lexim dhe zhvillim kulturor, por edhe të gjithë atyre që vazhdojnë këtë rrugë sot.
Atdheu ynë i përbashkët bazohet në idenë se çdo qytetar ka një vend të barabartë, vlerë të barabartë dhe mundësi të barabarta.
Kjo është arsyeja pse Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave që ndërtojnë besim ndëretnik, krijojnë hapësirë për zhvillimin dinjitoz të gjuhëve dhe kulturave dhe forcojnë kohezionin midis të gjithë qytetarëve tanë.



