Rajon
Tragjike në Kosovë: Vdes një punëtor dhe lëndohet një tjetër, dyshohet se i zuri betoni

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama”.
Derisa, personi tjetër që mbeti i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi Ahmeti për Klankosova.tv
Policia po heton rastin.



