LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari takon ambasadorin çek në Maqedoni: Mbështetja ndërkombëtare është e dukshme, por tani na duhet vullnet i fortë për të lëvizur përpara

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari është takuar me ambasadorin çek në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva, ku siç thekson, kanë biseduar për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, njofton Top24
🇨🇿🤝🇲🇰 Në një takim shumë domethënës me Ambasadorin e Republikës Çeke, z.Jaroslav Ludva, sot kemi theksuar qartë se rruga jonë drejt Evropës kalon përmes reformave dhe ndryshimeve të domosdoshme.
Kemi folur për nevojën urgjente të reformave dhe për përparimin që duhet të ndodhë në gjyqësor.
Mesazhi është i qartë: mbështetja ndërkombëtare është e dukshme, por tani na duhet vullnet i fortë për të lëvizur përpara”, shkruan Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close