LajmeMaqedoniTopLajm

Rina Ajdari edhe zyrtarisht koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari nga sot edhe zyrrarisht është zgjedhur koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian, shkruan Top24

Rina Ajdari

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç u paralajmërua më herët, nga sot edhe zyrtarisht mbaj detyrën e koordinatores së grupit parlamentar të Frontit Europian.

Falemnderoj Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti dhe kryesinë qendrore për besimin e dhënë si dhe kolegët deputetë për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin konstruktiv.

Do të vazhdojmë punën me përgjegjësi dhe përkushtim për të përmbushur misionin e Frontit Europian.

Me respekt,
Rina Ajdari

Related Articles

Back to top button
Close
Close