LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti takon ambasadorin Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva

Keyetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva me të cilin diskutuan mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mbi rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, një rrugë që për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për shqiptarët paraqet prioritet të panegociueshëm, shkruan Top24

Kisha kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.

Në një atmosferë miqësore diskutuam mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mbi rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, një rrugë që për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për shqiptarët paraqet prioritet të panegociueshëm.

Bashkërisht vlerësuam rolin shtetformues të BDI-së në të gjitha proceset politike në vend.

Procesi i integrimit europian është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjmë për gjeneratat ardhshme. Ai sjell stabilitet politik, rritje ekonomike dhe institucione që funksionojnë për qytetarin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close