
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi përmes një press konference ka theksuar se VLEN nuk është fituese e zgjedhjeve por se ata janë vetëm përfitues nga plani i VMRO-DPMNE-së, të cilin shqiptarët e kanë kuptuar tashmë.
Ndërkohë, AKI, edhe pse nuk arriti të fitojë garën për disa pozita të kryetarëve të komunave, ka fituar besimin e shumicës së qytetarëve shqiptarë në nivel vendi.
Ky është një mandat moral dhe politik, që na obligon neve si BDI që në Kongresin e dhjetorit të riorganizohemi, të ripërtërijmë strukturat tona në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe të forcojmë edhe më shumë lidhjen tonë me qytetarin.



