
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në press konferencën për media, i pyetur për kumtesën e VLEN-it dërguar sot kundrejt tyre, tha se ata nuk meritojnë komentim, pasi sipas tij, janë marionetë e kryeministrit Hristijan Mickoskit, i cili me zor tenton t’i mbajë në jetë, njofton Top24
Por Ademi shtoi, se të kota janë këto përpjekje, pasi sipas tij, “VLEN-i do të pësojë fiasko politike” sepse edhe fitoren në zgjedhje lokale, siç tha, “e arriti me mashtrime dhe vjedhje”.



