
Erkan Arifi, kryetar i Likovës ka njoftuar se stadiumi në Sllupçan do të jetë nën përdorim të Komunës dhe Klubit të Futbollit Sllupçan, njofton Top24
“Njoftim për pranim–dorëzimin e stadiumit “Abdulmexhit Shaini”Sllupçan .
Sot u realizua procedura zyrtare e pranim–dorëzimit të stadiumit “Abdulmexhit Shaini”, në praninë e përfaqësuesve të Federatës së Futbollit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuesve të Komunës së Likovës si dhe përfaqësuesve të klubit futbollistik Besa Sllupçan.
Gjatë këtij procesi u konstatua se punimet e kryera janë përfunduar në përputhje me standardet dhe kërkesat e parapara për funksionalitetin dhe sigurinë e objektit sportiv. Me këtë akt, stadiumi zyrtarisht i kalon në përdorim Komunës së Likovës dhe KF Besa Sllupçan.
Komuna e Likovës shpreh mirënjohje ndaj Federatës së Futbollit të RMV-së dhe të gjithë bashkëpunëtorëve për kontributin e dhënë në realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për sportin dhe rininë e vendit.”, thuhet në njoftimin e Arifit.



