
Arbër Ademi nga BDI ka zhvilluar sot një takim me këshilltarin e parë të Ambasadës së Francës në Shkup, Filip Marsheto, i shoqëruar nga Ardian Ramadani nga stafi diplomatik. Gjatë takimit u diskutua për rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, nevojën për vazhdimin e reformave dhe përparimin e vendit dhe rajonit drejt integrimit evropian, të cilin Ademi e vlerësoi si aspiratë të qytetarëve dhe prioritet të përbashkët me partnerët ndërkombëtarë, njofton Top24
“Sot, më 14 nëntor 2025, pata kënaqësinë të takoj këshilltarin e parë të Ambasadës së Francës në Shkup, z. Filip Marsheto, i shoqëruar nga z. Ardian Ramadani, pjesë e stafit të ambasadës.
Biseduam për rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, për domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave dhe për hapërimin e vendit e të rajonit drejt integrimit evropian, aspiratë e qytetarëve tanë dhe prioritet i përbashkët me miqtë tanë ndërkombëtarë”, shkruan Ademi.



