LajmeMaqedoniTopLajm

Ejup Abazi mori mandatin e kryetarit të Studeniçanit, Azem Sadiku nuk ia dorëzon

Ejup Abazi i AKI-së e ka marrë mandatin e kryetarit të Komunës së Studeniçanit, por gjatë pranimit, atë nuk ia dorëzoi ish kryetari, Azem Sadiku, njofton Top24
“Sot zyrtarisht e mora mandatin për të udhëhequr komunën e Studeniçanit!
Të dashur qytetarë,
Sot, me bindje të plotë dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie, mora detyrën si Kryetar i Komunës së Studeniçanit. Ky nuk është thjesht një post, por një Amanet i madh që m’u besua nga ju.
Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për besimin historik që më dhatë.
Zotohem para Zotit dhe para jush: do të punoj me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë për të përmbushur çdo zotim. Nuk do të ketë dallime, por vetëm shërbim ndaj të gjithë qytetarëve.
Puna fillon sot! Bashkë do ta ndërtojmë Studeniçanin që meritojmë.
Me Respekt dhe Përgjegjësi,
Ejup Abazi Kryetar i Komunës së Studeniçanit”, shkruan Abazi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close