
Pas dështimit të zgjedhjeve në këto katër komuna, veçanërisht në ato ku dominon disponimi opozitar, është hapur dilema se kush duhet t’i udhëheqë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
Në Vrapçisht, kandidati i AKI-së për kryetar, Isen Shabani – që kërkon mandatin e tretë – kishte një epërsi të madhe ndaj kundërkandidatit nga koalicioni “Vlen”, Mehmet Seferi. Megjithatë, për shkak të pjesëmarrjes së ulët, nuk u zgjodh kryetar.
Në një deklaratë për “360 Gradë”, Shabani akuzoi se pushteti qëllimisht i bojkotuar zgjedhjet, pasi ai ishte favorit, dhe theksoi se tani nuk duhet të emërohen “të besuar” nga Qeveria, por Këshilli i Komunës duhet të zgjedhë ushtrues detyre.
“Kryeministri mund të emërojë të besuar të Qeverisë vetëm kur edhe në rrethin e dytë, për çfarëdo arsye, nuk zgjidhet kryetari i komunës. Në rastin tonë nuk kemi pasur rreth të dytë – zgjedhjet përsëriten nga e para. Prandaj duhet të konstituohet Këshilli, sepse vlejnë këshilltarët e zgjedhur,” deklaroi Shabani./360 Gradë



