
Zv/koordinatorja e grupit parlamentar të BDI-së, Arbana Pasholli ka njoftuar se është tërhequr nga pozita e saj dhe në vend të saj do të vjen Dijana Toska.
Ajo ka sqaruar se nuk është shkarkuar, por është tërhequr vetë, njofton Top24
“Për hir të transparencës, dëshiroj të sqaroj se lajmet që po qarkullojnë për “shkarkimin” e z. Blerim Bexheti nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të Frontit Europian nuk qëndrojnë.
Sot, me mirëkuptim dhe vetëiniciativë, kemi dorëzuar shkresat për tërheqjen nga funksionet, z. Bexheti si koordinator dhe unë si zv. koordinatore e grupit parlamentar të Frontit Europian.
Pas konsultimeve dhe me pëlqimin e Kryesisë Qendrore, janë propozuar znj. Rina Ajdari si koordinatore dhe znj. Dijana Toska si zëvendëskoordinatore.
Ky proces, i dakorduar më herët, sot është formalizuar në mënyrë institucionale dhe do të finalizohet në ditët në vijim.
Do të vazhdojmë bashkëpunimin me përkushtim për ta çuar përpara misionin e Frontit Europian me përgjegjësi dhe frymë bashkimi!”, shkruan Pasholli.



