LajmeRajon

Lumir Abdixhiku: Mjaft me “mandatarë pa shumicë”, Republika nuk është lojë elektorale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re, duke i quajtur ato “shfaqje teatrale” nga mandatarë pa shumicë dhe pa legjitimitet demokratik, raporton GazetaBlic.

“Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale. Sot, matematikisht dhe politikisht, nuk ka shumicë në Kuvend,” ka shkruar Abdixhiku.

Ai u bëri thirrje partive që, siç tha, “të jenë të vërteta me qytetarët” dhe të pranojnë realitetin politik, ndërsa shprehu besimin se presidentja Osmani do ta respektojë vullnetin e shumicës shqiptare për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close