
Komuna e Vrapçishtit ka njoftuar se është konstituuar Këshilli i saj dhe si kryetar është zgjedhur Evzal Arsllani.
“Njoftim zyrtar
Sot, Këshilli i Komunës së Vrapçishtit mbajti mbledhjen e parë konstituive, në të cilën u miratua rendi i ditës që përfshinte zgjedhjen e komisioneve punuese dhe zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Komunal.
Nga gjithsej 15 këshilltarë komunalë, me 14 vota pro, për Kryesues të Këshillit Komunal të Komunës së Vrapçishtit u zgjodh z. Evzal Arsllani.
Komuna e Vrapçishtit i uron z. Arsllani suksese në detyrën e re dhe bashkëpunim të frytshëm në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës”, thuhet në njoftim, njofton Top24.



