
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) , Arbër Ademi gjatë një press konference të mbajtur pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, gjatë fjalimit të tij theksoi që:
“Besojmë te qytetari, te vullneti i lirë i qytetarit i cili nuk shitet as për një thes çimento, as për favore tjera të pandershme dhe jo ligjore, prandaj besojmë se ai vullnet reflektohet në kutitë e votimit të cilët tani po hapen.”



