
Emir Sulejmani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se politika nuk është vetëm garë, është udhëtim besimi, shprese dhe dashurie për vendin.Çdo sfidë që kaluam na bëri më të fortë, çdo pengesë që na vunë përballë, na tregoi se rruga jonë është e drejtë, përcjellë Top24
Politika nuk është vetëm garë, është udhëtim besimi, shprese dhe dashurie për vendin.
Çdo sfidë që kaluam na bëri më të fortë, çdo pengesë që na vunë përballë, na tregoi se rruga jonë është e drejtë.
Sepse nga ajo rrugë s’jemi vetëm, i kemi fituar zemrat e njerëzve, dhe aty lind çdo fitore e madhe. 
Zemrat që besojnë, ecin bashkë.
Dhe kur ecim bashkë, asnjë pushtet nuk mund ta ndalë të ardhmen që po vjen. 




