Zekolli Shaqiri në Bogovinë: Një vit punë, investime dhe projekte konkrete për qytetarët

Zv.Ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me kryetarët e VLEN-it, funksionarë dhe përfaqësues të institucioneve, ka zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Bogovinës, me rastin e shënimit të njëvjetorit të punës.

Gjatë vizitës, delegacioni është njohur nga afër me projektet infrastrukturore, investimet komunale dhe aktivitetet që po realizohen në këtë komunë.

Një nga momentet kryesore të vizitës ishte përurimi solemn i dy rrugëve në fshatrat Pirok dhe Kallnik, projekte të realizuara me mbështetjen e Ministrisë së Transportit.

Po ashtu, gjatë vizitës u panë nga afër punimet në sallat sportive në Bogovinë dhe Zherovjan, investimet në shkollën e Pirokut, si dhe punimet për rregullimin e shtratit të lumit në Pallçisht.

Përmes një postimi, ministrja Zekolli Shaqiri theksoi rëndësinë e vazhdimit të investimeve dhe realizimit të projekteve konkrete në çdo komunë, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.