LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: “Tetova nuk mund të durojë edhe katër vite të tjera të vjedhjet në mënyrë të tmerrshme dhe të pamëshirshme” (VIDEO)

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, u ka bërë thirrje qytetarëve për ndryshim dhe përgjegjësi.

Në mesazhin e tij, Rexhepi theksoi se katër vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat për Tetovën, e cila, sipas tij, është përballur me keqmenaxhim dhe mungesë transparence.

“Katër vitet e kaluara, Tetova u vodh në mënyrë të tmerrshme dhe të pamëshirshme. Komuna jonë nuk mund të durojë edhe një mandat tjetër katërvjeçar të tillë keqmenaxhimi,” deklaroi Rexhepi.

Ai kërkoi besimin e qytetarëve për të nisur një “rilindje të vërtetë të Tetovës”, me qëllim që komuna të kthehet në shërbim të qytetarit dhe jo të interesave të ngushta politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close