LajmeMaqedoniTopLajm

Tetovë: Denoncohet ngacmim seksual ndaj një të miture

Një grua 44-vjeçare nga Tetova ka raportuar në SPB Tetovë se më 26 tetor 2025, rreth orës 19:00, një person rreth 40-vjeç ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur në bulevardin “Ilinden” në Tetovë.

Sipas denoncimit, më pas gruaja ka shkuar tek personi i dyshuar, i cili ka reaguar në mënyrë agresive ndaj saj.

Policia njofton se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore për personin e përfshirë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close