
Gazetari Rami Mislimi ka dalë me një apel deri te tetovarët që të mos hapin dyert për Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, pasi siç thotë, ata nuk po kërkojnë votën e kandidatit shqiptar të Bërvenicës, Haqim Ramadani, pasi siç shton, “VLEN e shiti atë”, njofton Top24
“Mos i hapni dyert e tetovarëve, mbroni Haqimin!
Sonte, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami po trokasin në dyert e tetovarëve për të kërkuar vota më 2 nëntor.
Por ata nuk guxojnë të kërkojnë vota në Bervenicë, sepse Bervenicën e shiten.
Ata nuk kërkojnë vota për Haqimin, sepse Haqimin e tradhtuan.
Ata nuk kërkojnë vota për Haqimin, sepse atë e goditën.
Ata nuk kërkojnë vota për Haqimin, sepse atë e masakruan.
Ata nuk kërkojnë vota për Haqimin, sepse atë e shkelën.
Nuk kërkojnë vota për Haqimin, sepse ata e shitën!
Por, as Izeti e as Bilall Kasami nuk e zgjedhin Haqimin kryetar komune!
Haqimin e zgjedh populli, shqiptarët që nuk shiten dhe që nuk e dorëzojnë djalin e tyre, edhe pse Kasami e shiti!
Haqimi është në mbrojtje të popullit, edhe pse Kasami dhe Mexhiti nuk e mbrojtën.
Haqimi është me popullin, jo me ata që e tradhtuan Haqimin!”, shkruan Mislimi.



