
Kryetari i komunës së Vrapçishtit njëherit edhe kandidat i AKi-së për këtë komunë, Isen Shabani përmes një postimi i është përgjigjur kundërkandidatit të tij nga VLEN-i, Mehmet Seferi pasi ky i fundit përmes një postimi në profilin e tij kërkoi administratës të mos kenë frigë se ata “po vijnë”. Kësaj thirje i është përgjigjur Shabani duke theksuar se Seferi është humbësi më i madh në historinë politike të Vrapçishtit me një diferencë prej 5600 vota dhe si e tillë fjala e tij është një hiç, shkruan Top24
Ky person nuk ka legjitimitet për të bërë thirrje, për të dhënë këshilla apo për të marrë vendime, ai është humbësi më i madh në historinë e komunës sonë, me 5,600 vota disfatë, dhe mbi të gjitha një hiç. Fjala e tij nuk ka asnjë vlerë dhe nuk duhet marrë seriozisht nga askush.
Ky mohues është duke refuzuar përballjen me realitetin, edhe kur ai është i shkruar qartë në çdo fletëvotim. Megjithatë, ai ende ëndërron “të vijë në krye të komunës” – pa mbështetjen e popullit, pa votën e qytetarëve.
Kjo nuk është ambicie – kjo është një shkëputje totale nga realiteti. Ka vetëm një gjë të vërtetë: dhe ajo e vërtetë është, se ti kurrë nuk do të jesh në krye të komunës sonë. Është koha që të zbresësh nga ëndrrat dhe të kthehesh në realitet.



