Në Keni u rrëzua një aeroplan i vogël, druhet se jetën e kanë humbur 12 persona

Një aeroplan i vogël u rrëzua herët në mëngjes në rajonin bregdetar, Kvale në Keni, derisa ka fluturuar drejt Rezervatit kombëtar Masai Mara. Druhet se të gjithë 12 personat në aeroplan e kanë humbur jetën në fatkeqësinë, njoftuan persona zyrtarë.
Sipas autoriteteve, fatkeqësia ka ndodhur në një rajon pyjor, në rreth 40 kilometra nga aeroporti Diani. Stiven Orinde, komisar i qarkut Kvale deklaroi se operacionet në vendin e fatkeqësisë janë në vijim dhe se më shumë hollësira do të publikohen më vonë.
Administrata keniane për aviacion civil kumtoi se në aeroplan ka pasur 12 persona dhe se autoritetet po hetojnë shkakun e fatkeqësisë.
Rezervati kombëtar Masai Mara, për ku ka flutuarar aeroplani, është destinacion turistik, i njohur mbarë botën për nga migracioni vjetor i gnuas nga Serengeti në Tanzaninë fqinje.



