
Në lagjen Dardania në Tetovë, në nënkalimin e kësaj lagje një veturë e tipit Gofl është zhytur përshkak të reshjeve të shiut ndërsa vozitësi ka aritur të lëshoj veturën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore thuhet në njoftimin e QMK-së, shkruan Top24
Përmes numrit për thirrje emergjente E-112 është marrë një njoftim se në lagjen Dardania (Komuna e Tetovës), pranë nënkalimit te poligoni, është grumbulluar një sasi e madhe uji.
Një automjet pasagjerësh ka tentuar të kalojë vetë nëpër ujë, por ka mbetur i bllokuar. Shoferi e ka lëshuar automjetin me kohë dhe nuk është lënduar.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e SPB Tetovë dhe Njësisë Territoriale të Mbrojtjes nga Zjarri Tetovë, të cilat kanë ndërhyrë me dy automjete zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës.
Në lagjen Dardania ekzistojnë dy rrugë alternative që qytetarët mund t’i përdorin për kryerjen e papenguar të obligimeve të tyre të përditshme derisa të përfundojë pastrimi dhe normalizimi i situatës.
Apelojmë te qytetarët për kujdes dhe respektim të udhëzimeve nga shërbimet kompetente.




