Netanjahu: Izraeli nuk është protektorat i SHBA-së

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu para takimit me zëvendëspresidentin amerikan Xhej Di Vens deklaroi se Izraeli nuk është protektorat i SHBA-së.
“Ne nuk jemi protektorat i SHBA-së. Izraeli është ai që vendos për sigurinë e vet”, theksoi Netanjahu.
“Para nesh kemi një detyë shumë, shumë të vështirë, të çarmatosim Hamasin dhe të rindërtojmë Gazën, t’ua bëjmë jetën më të mirë popullit të Gazës, por edhe të sigurohemi që Hamasi të mos jetë më kërcënim për miqtë tanë në Izrael”, potencoi Vens.
Ai para takimit me Netanjahun deklaroi se çarmatosja e Hamasit dhe rindërtimi i Rripit të Gazës do të ishin “detyra shumë të vështira”.
Zëvendëspresidenti amerikan është parashikuar të takohet edhe me presidentin e Izraelit, Isak Hercog.
Vens pas arritjes në Izrael deklaroi se po shqyrtonte se cilat vende morën pjesë në misionin ndërkombëtar të vendosur në Rripin e Gazës. Ai theksoi se pret që Turqia dhe Indonezia të merrnin pjesë, si dhe Britania e Madhe që do të dërgonte një kontingjent më të vogël për të ndihmuar në monitorimin e marrëveshjes së armëpushimit.



