
Prokuoria Publike në Shkup ka propozuar paraburgim për një person nga Shkupi i cili qëllimisht ka djegur një veturë në Shkup.
“Procedurë dhe propozim për paraburgim ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, bazuar në nenin 288, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria Themelore Publike, e cila kërkoi paraburgimin e të dyshuarit.
I njëjti dyshohet se më 16 tetor në Shkup me benzinë e ka djegur një veturë që është pronë e një personi tjetër.



