Dardanët zbresin sot në fushë në përballjen me Izraelin

Kosova sot do të përballet sot me Izraelin, në një ndeshje të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët, të udhëhequr nga përzgjedhësi Franco Foda, kanë mbajtur të premten stërvitjen e fundit, transmeton Klankosova.tv.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar tifozët për masat e sigurisë dhe rregullat që duhet të respektohen gjatë hyrjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e sotme, njofton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të FFK-së, në stadium ndalohet futja dhe përdorimi i armëve të çdo lloji dhe mjeteve të mprehta, mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe mjeteve eksplozive.