Papa Leoni i Katërmbëdhjetë u takua me viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë katolikë

Papa Leoni i Katërmbëdhjetë u takua sot për herë të parë me viktimat e abuzimit seksual nga priftërinjtë katolikë.
Ai kishte takim me përfaqësues të organizatës “T’i jepet fund abuzimit nga priftërinjtë” (Ending Clergy Abuse), një koalicion ndërkombëtar i viktimave të mbijetuara. Në takimin me papën morën pjesë katër viktima dhe dy aktivistë.
“Ending Clergy Abuse”, një koalicion ndërkombëtar i të mbijetuarve, u takua me Papën dhe morën pjesë katër viktima dhe dy aktivistë.
Disa ditë më parë, Komisioni i Vatikanit për Mbrojtjen e Fëmijëve akuzoi zyrtarët e lartë të kishës se janë shumë të ngadaltë në ofrimin e ndihmës për viktimat. Ai gjithashtu akuzoi peshkopët se nuk u kanë dhënë viktimave informacion se si të raportojnë abuzimin. Komisioni theksoi gjithashtu se peshkopët e papërgjegjshëm nuk po sanksionohen.
Kisha Katolike, e cila ka rreth 1,4 miliardë ndjekës, është tronditur për dekada nga skandale në të gjithë botën që përfshijnë abuzime dhe mbulime krimesh që kanë dëmtuar rëndë reputacionin e saj. Kisha Katolike ka paguar qindra miliona dollarë për marrëveshje me viktimat.



