
Në Nagoriçan të Vjetër, ende është e pasigurt nëse do të ketë rreth të dytë të zgjedhjeve lokale. Mirosllav Sllavkovski nga koalicioni VMRO-DPMNE, sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, fitoi më shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.
Sllavkovski fitoi 50,00 për qind, gjegjësisht për të votuan 959. Vijon kandidati i koalicionit të LSDM-së, Dalibor Trajkovski, me 563 vota, gjegjësisht 29,35 për qind të votave. Të tjerët janë Vllasta Dimkoviq nga Partia serbe me 11,47 për qind dhe kandidati i Së Majtës, Andrej Dimitrijevski, me 6,26 për qind.
Në këtë komunë të drejtë vote, kanë 3.011, ndërsa dje votuan 63,81 për qind.
Sipas 99,83 për qind të votave të përpunuara nga ana e Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në përbërjen e re të Këshillit, i cili ka nëntë anëtarë, nga tre do të ndajnë VMRO-DPMNE-ja, me listën e udhëhequr nga Ivica Dimkovski dhe LSDM-ja me bartësin Ivan Markoviq. Nga një këshilltar do të ketë E Majta, me bartës Millosh Stojamnovski, Maqedonia e Vetme me Sasha Andonovski dhe Dejan Jovçiq nga Partia serbe.



