
Në komunën e Likovës, kryetar i vjetër-i ri është Erkan Arifi, i cili si kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim, sipas të dhënave të KSHZ-së, fitoi 6.662 vota. Kundërshtari i tij nga koalicioni VLEN, Nexhmedin Sadiki, fitoi 3.905 vota. Në këtë komunë, të drejtë vote kishin 26.362 votues, pjesëmarrja ishte 40,95 përqind.
Në Këshillin e Komunës së Likovës me 19 anëtarë, epërsi ka koalicioni i udhëhequr nga BDI me bartësin Zekirija Shaini të cilët fituan 12 vende në këshill, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga VLEN me bartësin Lirim Jashari, fitoi shtatë vende në këshill.



