
Kandidati i AKI-së për kryetar të Çashkës, Suat Shaqiri është deklaruar pas shpalljes së rezultatit përfundimtar në Çashkë, njofton Top24
Ai ka falendëruar mërgatën, ndërkaq premtoi se do të dëshmojë se edhe shqiptarët dinë të udhëheqin me përgjegjësi dhe vizion.
“Meqë edhe zyrtarisht u shpallën rezultatet, ndjej për obligim të falënderoj të gjithë banorët e Komunës së Çashkës me të cilën nga nesër do të hapim një faqe të re dhe do të udhëheqim me dinjitet.
Faleminderim i veçantë shkon për mërgatën. Ardhja dhe votimi i tyre na obligon që t’i përvishemi punës dhe të punojmë me përkushtim për këtë popull.
Besimin e qytetarëve dhe të mërgimtarëve nuk do ta keqpërdorim.
Do të punojmë për të gjithë, pa dallim, dhe do të dëshmojmë se edhe ne kemi kapacitet të udhëheqim me përgjegjësi dhe vizion”, shkruan Shaqiri.



