LajmeMaqedoniTopLajm

Histori shqiptare në Maqedoni! Për herë të parë me Çashkën do të udhëheqë shqiptari, Suat Shaqiri nga AKI-ja

Tashmë gjithçka është bërë e qartë – në këto zgjedhje në Maqedoninë e Veriut, AKI-ja ka shkruar histori shqiptare – për herë të parë me komunën më kontraverse dhe ku shqiptarët vazhdimisht kanë qenë të diskriminuar, do të udhëheqin shqiptarët, edhe atë Suat Shaqiri i AKI-së, njofton Top24

Kjo bëhet e ditur pasi KSHZ publikoi rezultatin përfundimtar, nga numërimi i të gjitha vendvotimeve.

Shaqiri ka fituar 50.75% apo gjithsej 2322 vota, duke lënë pas kandidatin e LSDM-së Goran Stojanovskin me 24.26% deh Dejan Andonovskin e VMRO-DPMNE-së me 23.29%.

Related Articles

Back to top button
Close
Close