
Ziadin Sela ka votuar për zgjedhjet lokale.
I shoqëruar nga bashkëshortja, ai porositi që edhe qytetarët tjerë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Sot është dita kur flet sovrani dhe demokracia merr kuptim. Bashkë me familjen shfrytëzova të drejtën time qytetare me shpresë që kjo ditë të sjell një të ardhme të ndritshme për komunat tona, për të gjithë ne. Ftoj qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të vendosur, ashtu siç e patëm fushatën, si një ditë feste ta kalojmë dhe këtë ditë”; shkruan Sela.



