
Lideri i LSDM-së opozitare Venko Filipçe pret zgjedhje të qeta dhe të drejta në të cilat qytetarët do të zgjedhin se kush do t’i udhëheq në katër vitet e ardhshme.
“U bëj thirrje qytetarëve të dalin në numër sa më të madh sepse është shumë e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të komunave dhe këshilltarët të marrin legjitimitet nga një numër i madh i qytetarëve. Kjo është përgjegjësia dhe obligimi ynë”, deklaroi Filipçe pasi ushtroi të drejtën e tij të votimit në shkollën fillore “Vojdan Çernodrinski” në Karposh.
Filipçe është i kënaqur nga rrjedha e fushatës zgjedhore dhe se ka arritur para qytetarëve ta prezantojë programin dhe kandidatët e tij.
“Mendoj se patëm një fushatë të drejtë. Mendoj se patëm instrumente dhe mënyrë të prekim te një numër i madh qytetarësh dhe t’i prezantojmë kandidatët dhe programin tonë. Mendoj se qytetarët do të vendosin në bazë të parametrave objektiv i cili do t’i udhëheq komunat në katër vitet e ardhshme”, tha Filipçe.
Në lidhje me atë nëse LSDM do të festojë në Karposh, lideri i opozitës ishte i përmbajtur në përgjigje.
“Do të shohim. Ne dhamë gjithçka nga vetja. Mendoj se patëm një performancë të mirë edhe në pjesën e punës së partisë edhe në pjesën e kontaktit me njerëzit”, tha Filipçe.



