LajmeSport

Roberto Mancini në ‘radarin’ e Manchester United: mund të zëvendësojë Ruben Amorim-in

Manchester United mund të jetë gati të bëjë një lëvizje të bujshme në pankinë. Sipas një raporti ekskluziv të “The Sun”, Roberto Mancini, ish-trajner i Manchester City-t, mund të përfshihet në planet e “Djajve të Kuq” në rast se ndodh një ndarje me Ruben Amorim-in.

Edhe pse drejtuesit e klubit kanë shprehur publikisht mbështetje për trajnerin portugez, United nuk dëshiron të kapet në befasi nëse do të duhet të bëjë një ndryshim në stolin teknik.

Burime pranë gazetës britanike bëjnë me dije se Mancini u ka thënë miqve të tij se mund të marrë një ofertë nga Manchester United në rast të shkarkimit të Amorim-it. Për më tepër, italiani është takuar disa herë me bashkëpronarët e klubit, përfshirë Sir Jim Ratcliffe, “në disa evente publike”.

Një tjetër detaj interesant është se si Mancini, ashtu edhe Ratcliffe jetojnë në jug të Francës, çka ka rritur edhe më shumë spekulimet për një afrimitet të mundshëm mes palëve.

Mancini, 60 vjeç, është pa punë që nga largimi nga Kombëtarja e Arabisë Saudite vitin e kaluar. Ai është i njohur për sukseset e tij me Manchester City-n, të cilin e drejtoi nga viti 2009 deri në 2013, duke fituar titullin e parë të Premier League në sezonin 2011/12, si dhe Kupën e Anglisë një vit më herët.

Një rikthim i tij në Manchester, këtë herë në anën e kuqe të qytetit, do të përbënte një nga historitë më interesante të sezonit në futbollin anglez.

Related Articles

Back to top button
Close
Close