LajmeMaqedoniTopLajm

Rexhepi: Dilni votoni për t’i thënë jo keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimit nga drejtuesit aktual

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi, ka ftuar tetovarët që në mënyrë masive të dalin për të votuar më 19 tetor për ti thënë jo keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimit nga drejtuesit aktual.

Rexhepi tha se Tetova ndodhet para një sprove historike që të bëj zgjedhjen në mes atyre që tashmë kanë mashtruar dhe AKI-së që ofron zgjidhje reale për problemet e përditshme të tetovarëve.

Gjithashtu, Rexhepi tha se Tetova duhet të lirohet nga kjo peng marrje politike dhe të shndërrohet në një qytet evropian.

“Të dashur tetovarë unë kërkoj nga ju mbështetje që ta ka kthejmë Tetovës tonë lavdinë, krenarinë e humbur, të ja kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur. Unë gjithashtu nga ju kërkoj mbështetje që bashkë ta bëjmë Tetovën kryeqendrën tonë ekonomike, ta bëjmë kryeqendrën tonë kulturore dhe sportive, kryeqendrën turistike me Kodrën e Diellit si një destinacion për qindra mijëra turistë. Ta bëjmë së bashku një qytet të pastër ku ndërtohet me plan dhe të jetë pikë referimi për të gjitha komunat tjera shqiptare”, tha Bajram Rexhepi, kandidat për Tetovën nga AKI.

Related Articles

Back to top button
Close
Close